Ambasada në Zvicër me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë për Kosovë

E publikuar: 14/05/2020 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Bernë të Zvicrës njofton qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar.

“Kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit e Kosovës janë nisur drejt vendlindjes me veturë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë pasur pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende”- njofton Ambasada e Kosovë në Zvicër.

Pra për këtë arsye të gjithë kosovarët që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugëve tokësore së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës.

Njoftimi i plotë: