Ambasada franceze në Kosovë distancohet nga “Non paper”: S’jemi burimi

E publikuar: 27/04/2021 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, është distancuar nga një dokument joformal “Non paper” i publikuar në media ku thuhet se Kosova dhe Serbia do ta njohin integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Ambasada franceze në Kosovë thotë se Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i pretendimeve për “Non paper” gjermano-francez, ndërsa thotë se e mbështesin dialogun me ndërmjetësimin e BE-së.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturit “Non paper” franko-gjerman”.

“Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e BE dhe mirëpresim përpjekjet e ndërmarra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar me dialogun Bg-Pr, Z. Lajcak”, thuhet në reagimin e ambasades.