Ambasada e SHBA-ve jep lajmin e madh, nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë

E publikuar: 06/09/2019 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Video sqaruese është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë nër rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

Aty jepen të gjitha instrukcionet për ata që do të aplikojnë në këtë ambasadë për të marrë vizën.

James Finan, zyrtar i lartë i kësaj ambasade, sqaron detajisht në video të gjithë hapat dhe këshillat se si duhet të aplikohet për vizë.

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës. Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

Siç duket, ambasada e re e ka bërë të mundur që kjo të ndodh në Kosovë, pasi para ndërtimit të saj, kosovarët duhej t’i drejtoheshin Shkupit për një gjë të tillë.