Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Refuzojeni dhunën në çdo mundësi

E publikuar: 20/06/2019 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e SHBA-së në Tiranë po vazhdon me reagimet rreth krizës politike atje. Ambasada e SHBA-së një ditë para protestës së opozitës së 21 qershorit se shqiptarët meritojnë sundimin e ligjit dhe se ata që përfshihen në dhunë do ta mbajnë përgjegjësin.

“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi”. Thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Tutje në deklaratë bëhet thirrje që qytetarët të iu përmbahen parimeve të demokracisë edhe gjatë protestës, teksa ka thirrje edhe për organizatorët që ta refuzojnë dhunën.

“Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”.