Ambasada amerikane në Jeruzalem, përsëri në qendër të debateve

06.12.2018 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasada amerikane në Jeruzalem, përsëri në qendër të debateve

Kur presidenti amerikan Donald Trump njoftoi njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe e zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem në maj të këtij viti, izraelitët e bekuan, ndërsa palestinezët e mallkuan. Tani, një vendim amerikan për të bashkuar konsullatën e vjetër me ambasadën e re në Jeruzalem në Qytetin e Shenjtë, ka shkaktuar edhe më shumë zemërim tek palestinezët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein ka përgatitur një raport nga Jeruzalemi:

Vendimi shkaktoi një valë të re zemërimi.

Për palestinezët, kjo lëvizje do të thotë një ulje të nivelit të marrëdhënieve, një fyerje e mëtejshme pas lëvizjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, që në vetvete disa e interpretuan si shenjë se Uashingtoni kishte vrarë çdo shpresë për një shtet të pavarur palestinez me Qytetin e Shenjtë si kryeqytet.

Për izrealitët, kjo legjitimon pretendimin se Jeruzalemi është kryeqyteti i tyre i pandarë, një premtim që Uashingtoni e kishte bërë para shumë kohësh, dhe që Presidenti Trump më në fund e përmbushi.

Ambasada e re në shtetin hebraik po merr konsullatën e Jeruzalemit, që gjithmonë kishte shërbyer si lidhje direkte e palestinezëve me Uashingtonin.

Tani atyre u duhet ta bëjnë këtë përmes ambasadorit amerikan, David Friedman, një ide që indinjon shumë vetë që e akuzojnë atë se është i njëanshëm në favor të Izraelit.

Në pjesën arabe në lindje të Jeruzalemit, mes zemërimit, zhgënjimit dhe dëshpërimit, mesazhi është i qartë.

“Është një lajm shumë i keq për palestinezët. Mandati i Konsullatës së Përgjithshme për territoret palestineze të Bregut Perëndimor nuk ekziston më, çka do të thotë që zgjidhja me dy shtete dhe dy kryeqytete nuk ekziston më”, thotë Rami Nasrallah, i Qendrës Ndërkombëtare për Paqe dhe Bashkëpunim.

Në pjesën hebraike në perëndim të Jeruzalemit, nuk mohohet që vendimi i Uashingtonit është një deklaratë politike, por edhe një çështje praktike.

“Mendoj se është pjesë e një reforme financiare dhe diplomatike që është shkëputur nga normat që kishin ndjekur për vite me radhë sekretarët e Shtetit, për mbajtjen e një konsullate të veçantë për Autoritetin Palestinez”, thotë Dan Diker, i Qendrës së Jeruzalemit për Çështje Publike.

Një bashkëjetesë e tensionuar është vështirësuar edhe më shumë, ndërsa të dyja palët presin që presidenti Trump të paraqesë një plan paqeje që e ka premtuar prej kohësh. Ndërsa izraelitët pretendojnë fitore dhe zemërimi i palestinezëve rritet, njëra palë pret me padurim, ndërsa tjetra me ankth.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

SHBA-ja ua refuzoi vizat më shumë se 20 zyrtarëve të lartë të Kosovës pas taksës, thotë Tahiri

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Amerika nuk po e sheh më Serbinë si “fëmijë të keq”, thotë Daçiq

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”