Ambasada amerikane ka një njoftim për kosovarët që duan të marrin vizë

16.05.2018 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasada amerikane ka një njoftim për kosovarët që duan të marrin vizë

Personat mbi moshën 50 vjeçare mund të aplikojnë për vizë turistike amerikane në Prishtinë.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se, që nga ky moment, do të fillojë të pranojë aplikacionet për viza turistike (B1/B2) për kosovarët e moshës mbi 50 vjeçare.

Deri më tani, shërbimi i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për aplikuesit e moshës mbi 60 vjeçare.

“Pasi që ambasada e SHBA-së në Prishtinë përpiqet të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza, dhe ka konsideratë për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, duke pasur parasysh mbylljen e rrugës kryesore, ajo ka vendosur t’i zgjerojë shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë”, thotë Ambasada amerikane në Prishtinë, shkruan Lajmi.net.

Në të ardhmen, kjo Ambasadë thotë se aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjendet në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend të aplikimit, dhe të caktojnë terminin për intervistë në ëeb-faqe.

“Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajnë tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konsullor. Vini re se këto procedura dallojnë nga ato në ambasadën e SHBA-së në Shkup. Aplikantët të cilët tashmë e kanë paguar tarifën për vizë në mënyrë elektronike apo në Bankën Raiffeisen nuk mund ta përdorin këtë pagesë për të aplikuar në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë – ata ose duhet të aplikojnë në Shkup ose duhet të bëjnë një pagesë të re. Gjatë intervistës të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të merren në ambasadë, një ditë pune pas intervistës”, deklaron Ambasada në njoftimin për media.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpreson të ofrojë më shumë shërbime për viza në vitin vijues. Për çdo risi dhe ndryshim, Ambasada lut qytetarët që të përcjellin aktivitetin në Facebook. Pyetjet tuaja mund t’i drejtoni në PristinaVisas@state.gov

Vini re:

Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta para intervistës. Armët ose çantat e mëdha janë të ndaluara në ambasadë. Aplikantët këshillohen t’i lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.

Për të arritur tek Sektori Konsullor duhet ecur shkallëve dhe nëpër sipërfaqe jo të rrafshëta. Për shkak të hapësirës së kufizuar personat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuar të lëvizjes, apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes, këshillohen të aplikojnë në ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Çiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku në Prishtinë përderisa njëri nga ta është mbi 50 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 49 vjeçare e që aplikojnë për vizë turistike (B1/B2), që përndryshe nuk kualifikohen të aplikojnë në Prishtinë, duhet të aplikojnë në ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Sektori Konsullor ka numër të kufizuar të termineve. Aplikantët duhet të kenë durim nëse data e tyre e dëshiruar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Gjermania është skeptike lidhur me ndryshimin e kufijve

Gjermania është skeptike lidhur me ndryshimin e kufijve

MPJ lë fajtor Serbinë, e opozita thotë se tema e korrigjimit të kufirit ndali njohjet e Kosovës

MPJ lë fajtor Serbinë, e opozita thotë se tema e korrigjimit të kufirit ndali njohjet e Kosovës

LDK pret mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ndaj presidentit

LDK pret mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ndaj presidentit

Haradinaj: Do të angazhohemi që nevojat e rajonit të Zhupës të  gjejnë mbështetje institucionale

Haradinaj: Do të angazhohemi që nevojat e rajonit të Zhupës të gjejnë mbështetje institucionale

Pjesë e aktakuzës | Çeku: UÇK-ja s’duhet të dalë me numër simbolik, kemi qenë ushtri e jo grup njerëzish

Pjesë e aktakuzës | Çeku: UÇK-ja s’duhet të dalë me numër simbolik, kemi qenë ushtri e jo grup njerëzish

Delawie thotë se të drejtat e njeriut janë sfidë për Kosovën

Delawie thotë se të drejtat e njeriut janë sfidë për Kosovën

Partia e Haradinajt: Kemi nevojë urgjente për ushtri

Partia e Haradinajt: Kemi nevojë urgjente për ushtri

Serbia do anëtarësim në BE dhe shumë ndihmë ekonomike për marrëveshje me Kosovën

Serbia do anëtarësim në BE dhe shumë ndihmë ekonomike për marrëveshje me Kosovën

Akademikët: Realizimi me sukses i referendumit i hap shumë perspektiva vendit

Akademikët: Realizimi me sukses i referendumit i hap shumë perspektiva vendit

Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike në aksionin gjithëkombëtar  ,,Ta pastrojmë Kosovën’’

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike në aksionin gjithëkombëtar ,,Ta pastrojmë Kosovën’’

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve

Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve

Kërkohet ndihmë për Gëzim Mustafën

Kërkohet ndihmë për Gëzim Mustafën

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen

Ligji i ri ua rrit pagat për 500 euro deputetëve, u shkon gati 2 mijë euro muaji

Ligji i ri ua rrit pagat për 500 euro deputetëve, u shkon gati 2 mijë euro muaji