Amazon patenton një lloj të ri droni

E publikuar: 23/03/2018 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amazon ka regjistruar një patentë për një dron i cili bën dërgesa dhe i përgjigjet klientëve kur ata e thërrasin ose ja bëjnë me dorë.

Ky dron është konceptuar i tillë që njeh lëvizjet e njerëzve dhe përgjigjet në varësi të tyre. Të tilla lëvizje përfshijnë lëvizjen e dorës, drejtimi me duar, dritat dhe gjithashtu të folurën, siç mund ta shikoni edhe në foto.

Personi që do të marrë dërgesën mund të komunikojë me dronin në mënyrë që ta drejtojë atë tek vendndodhja ekzakte e dërgesës.

Në këtë mënyrë droni do rregullojë shpejtësinë e tij dhe drejtimin në të cilin duhet të lëvizë. Nëse dikush ia bën me dorë, droni mund ta interpretojë si një instruksion për dërgesën e pakos.

Komponentët e dronit janë komunikimi, navigimi, gjestikulacioni dhe dërgesa. Droni ka gjithashtu edhe sensorët e dritave, të gjerësisë, telekamera vizuale, infrared dhe sensorë të tjerë.

Megjithatë koncepti i dronit për momentin është thjesht një patentë dhe ende nuk dihet nëse do të vihet në përdorim apo jo dhe kur do të nisë prodhimi i tij.

Mbetet të presim derisa lajme të reja të na vinë nga teknologjia e avancuar që Amazon po prezanton dita ditës. /PCWorld Albanian