Amanda Nunes shokon botën e UFC-së, mposhtë legjendaren Cris Cybod me nokaut pas 51 sekondave

E publikuar: 30/12/2018 07:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në natën e UFC 232 të gjithë ishin duke pritur përballjen e Jon Jones dhe Alexander Gustafsson, por gjithashtu edhe duelin kryesor tek femrat mes Cris Cybord dhe Amanda Nunes.

Cybord është ikona e UFC-së, ajo ishte kampione e padiskutueshme tek femrat, por Nunes e befasoi.

Legjendarja Cybord që ishte e pamposhtur në 21 ndeshje e fundit, pësoi humbjen e parë nga viti 2005, që ishte shokuese.

Amanda Nunes nuk mbajti lotët pas triumfit (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Amanda e filloi furishëm duelin dhe pas 51 sekondave detyroi të gjyqtarin të ndalojë ndeshjes pasi Cybord dukej e humbur pas nokautit.

Normalisht që gëzimi ishte shumë i madh te 30-vjeçarja, e cila thoshte se ishte e bindur që në fillim për fitoren e saj.

Amanda Nunes ishte kampione në kategorinë ‘Bantamweight’ (kategori që i përfshinë sportistët deri në 61.3 kilogramë) dhe tani bëhet kampione edhe në ‘Featherweight’ (61 deri 66 kilogramë).

Kështu braziliania i bashkohet Conor McGregorit dhe Daniel Cormierit si sportistët që kanë arritur të mbajnë gjatë një kohe dy tituj në UFC. /Telegrafi/