AMA kompenson televizionet për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale

25.04.2019 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
AMA kompenson televizionet për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale

Subjektet audiovizivë kombëtarë, rajonalë dhe lokalë, që preken si rezultat i kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike do të kompensohen pjesërisht.

Ligji nr. 34/2017, datë 30.03.2017 “Për Lirimin e Frekuencave të Dixhital Dividentit”, i  ndryshuar parashikon mbulimin e pjesshëm të kostove neto shtesë që shoqërojnë kalimin nga transmetimet analoge në transmetime numerike.

Masa e kompensimit financiar do të jetë 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1.

Sipas këtij ligji përfitojnë tarifën e mbështetjes:

  • 1/5 (1,000,000 euro) e tij do të përdoret për të mbuluar pjesërisht tarifën e mbështetjes së operatorëve ekzistues lokalë/rajonalë në rrjetin numerik të RTSH-së apo në rrjetet e tjera numerike të licencuara sipas ligjit për median audiovizive;

Për këtë kategori subjektesh në ligj parashikohet edhe procedura e detajuar e kryerjes së kompensimit, duke përcaktuar se subjekti përfitues i kompensimit financiar, duhet fillimisht të paguajë në bazë mujore tarifën e mbështetjes në llogarinë e RTSH-së apo të operatorëve të rrjeteve të tjera numerike dhe të paraqesë faturën përkatëse të pagesës pranë AMA-s. Vetëm pas këtij procesi, AMA kalon vlerën e tarifës së mbështetjes në llogarinë e subjektit përfitues.

  • Investime të operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike, që dalin jashtë funksionit, si rezultat i ndryshimeve teknologjike të imponuara nga ligji për mediat audiovizive;

Vlera 2/5 (2,000,000 euro) e shumës së lartpërmendur do të përdoret për të mbuluar pjesërisht investimet e operatorëve me eksperiencë në transmetime numerike, që dalin jashtë funksionit, si rezultat i ndryshimeve teknologjike të imponuara nga ligji nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

  • Ngritjen e infrastrukturës së transmetimit nga analog në numerik, siç kërkohet nga ligji nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Vlera 2/5 (2,000,000 euro) do të përdoret për të mbuluar pjesërisht investimet e operatorëve privatë historikë kombëtarë për ndryshimin e infrastrukturës së transmetimit nga analoge në numerike.

Për kategorinë e dytë dhe të tretë, AMA i propozon Këshillit të Ministrave, mënyrën e ndarjes së detajuar së kompensimit të kompanive me eksperiencë dhe analogëve historikë kombëtarë. Shpërndarja e kompensimit financiar për operatorët me eksperiencë në transmetimet numerike, kryhet në bazë të raportit të përgjegjësive tatimore.

AMA e konsideron të arsyeshëm këtë vendim për aq kohë sa shteti ka marrë përsipër ndryshimin e teknologjisë së transmetimit. Vendimi për ndarjen e fondeve për subjektet e mëdha bëhet në bazë të raporteve të detajuara tatimore, duke marrë parasysh faktin që kemi të bëjmë me subjekte të cilat prej vitesh paguajnë miliona euro Buxhtetit të Shtetit. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Galaxy Fold shtyhet për në muajin Qershor

Galaxy Fold shtyhet për në muajin Qershor

Baby G thekson pjesët intime në veshjen e ngushtë

Baby G thekson pjesët intime në veshjen e ngushtë

Huawei: Sanksionet e SHBA në dëm të miliarda klientëve

Huawei: Sanksionet e SHBA në dëm të miliarda klientëve

Varësia ndaj video-lojërave sëmundje sipas OBSH

Varësia ndaj video-lojërave sëmundje sipas OBSH

Investitorët shpresë që bitcoin të arrijë në 10,000 dollarë

Investitorët shpresë që bitcoin të arrijë në 10,000 dollarë

Studimet për profesionin më të kërkuar, vijnë nga Londra në Kosovë

Studimet për profesionin më të kërkuar, vijnë nga Londra në Kosovë

Procesorët e rinj Ryzen premtojnë më shumë performancë dhe më pak kosto sesa procesorët Intel

Procesorët e rinj Ryzen premtojnë më shumë performancë dhe më pak kosto sesa procesorët Intel

Pas katër vitesh Apple rifreskon produktin e lënë në harresë

Pas katër vitesh Apple rifreskon produktin e lënë në harresë

Fotot e para të iOS 13 zbulojnë surpriza për besnikët e Apple

Fotot e para të iOS 13 zbulojnë surpriza për besnikët e Apple

Bie numri i punonjësve që përdorin kompjuter në biznese

Bie numri i punonjësve që përdorin kompjuter në biznese

Reali vendos përfundimisht për të ardhmen e Ramos

Reali vendos përfundimisht për të ardhmen e Ramos

Ish-bashkëshortja e njeriut më të pasur në botë dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi

Ish-bashkëshortja e njeriut më të pasur në botë dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi

Një ndërhyrje nga qielli e shpëton shoferin nga gjoba

Një ndërhyrje nga qielli e shpëton shoferin nga gjoba

Lufta ndaj piraterisë, AMA gjobit katër subjekte IPTV

Lufta ndaj piraterisë, AMA gjobit katër subjekte IPTV

Flota Amerikane “kërkon” 350 miliardë postime në rrjetet sociale

Flota Amerikane “kërkon” 350 miliardë postime në rrjetet sociale

Blerjet online, qeveria rrit taksën

Blerjet online, qeveria rrit taksën