Alyssa: Meshkujt nuk më përballojnë dot!

E publikuar: 29/05/2015 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Romanca e saj me aktorin e Hollivudit Jake Gyllenhaal, ka marrë fund në dhjetor të vitit të kaluar. Dhe modelja e bukur Alyssa Miller tani ka folur për këtë romancë, por edhe për shumëçka tjetër që lidhet me meshkujt me të cilët ka qenë në lidhje.

“Ndarja nga Jake ishte e pashmangshme. Ai nuk ishte i përkushtuar siç doja unë dhe më shumë merrej me veten e tij. Nuk e pëlqeja mendjemadhësinë e tij”, ka thënë bukuroshja, e cila ka shtuar se pas ndarjes nga Jake, nuk ka pasur ndonjë lidhje serioze. Por zeshkania insiston se ajo është një tip i femrës të cilin meshkujt nuk mund ta përballojnë dot, e sidomos kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit.

“Më duhet ta pranoj se deri tani jam e zhgënjyer me të gjithë meshkujt me të cilët kam qenë në lidhje. Mund të them se asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të plotësonte atë që kërkoja unë. Jam një femër e cila nuk përballohet lehtë, sepse kam kërkesa të vështira, sidomos kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit. Dhe këto kërkesa nuk janë përmbushur asnjëherë nga ish-ët e mi”, ka deklaruar ajo, duke mos dashur të zbuloj se për çfarë kërkesash bëhet fjalë që nuk mund të realizohen.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, ajo thotë se nuk e ka humbur shpresën që një ditë do ta gjej të duhurin, me të cilin do të rehatohet dhe do të ketë fëmijë. Alyssa është njëra nga modelet më të preferuara të ‘Sports Illustrated’.