Alvin Berisha flet për herë të parë pas kthimit nga Siria: Më qëllonin, thonin se duhej të bëhesha ushtar!

08.11.2019 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alvin Berisha flet për herë të parë pas kthimit nga Siria: Më qëllonin, thonin se duhej të bëhesha ushtar!

Këtë të premte mori fund ferri disa vjeçar për Alvin Berishën. 11 vjeçari është pritur nga familjarët në aeroportin e Romës dhe më në fund i ati do të mund ta përqafojë duke ditur se i biri do të jetë përgjithnjë përkrah tij, e jo më në ferrin e kampit Al- Hol në Siri.“Të thashë se do ktheheshe në shtëpi. Je bërë i madh, je një burrë i vogël tani”– i thotë i ati me lotë në sy Alvinit, në momentin kur e takon në aeroportin e Romës.Pas mbërritjes në shtëpi, Alvin Berisha ka folur për herë të parë mbi momentet e vështira që ka kaluar gjatë kohës kur ndodhej në kampin burg si dhe për dhunën e presionin psikologjik që është ushtruar mbi të. Vogëlushi shprehet se prej tij pritej që të luftonte për ISIS dhe se shpesh herë është rrahur.

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, është shprehur Alvini.Dëshmia e Alvinit është zbardhur nga media italiane “La Stampa”, e cila shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.“Alvini sot nuk e kujton fare italishten. Ai e kishte të ndaluar ta fliste atë, ndërsa ishte duke u stërvitur për të luftuar për ISIS. Edhe emri i tij ishte ndryshuar: militantët xhihadistë e quanin Jusuf. Alvini ka kujtuar vetëm pak shqip, teksa iu ka thënë shpëtimtarëve që u shoqëruan për në Damask dhe më pas në Bejrut, Liban ‘Më ka marrë malli shumë për babanë”, shkruan “La Stampa”.

Në lidhje me operacionin kompleks që e ktheu Alvinin përsëri në shtëpi, zëvendësprokurori italian Nobili theksoi: “Është rasti i parë në Evropë, i një fëmije të vetëm që nga fushëbetejat e luftës, kthehet tek të dashurit e tij, në shtëpinë e tij. Një punë e jashtëzakonshme ekipi: kultivojmë krenarinë italiane, kur duam jemi të aftë për shumë.Nga përgjimet më kujtohet kjo thirrje e dëshpëruar e Alvinit, i cili i tha babait të tij: ‘këtu nuk më lënë të shkoj në shkollë, mamaja vishet si një ninxha’, sikur të thoshte ‘ti e di babi unë përfundova në një botë surrealiste’. Kjo është arsyeja pse sot hapet një faqe e re, ka shumë fëmijë për të shpëtuar atje”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”

Krasniqi: Do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve nëse Murat Jasharit do t’i jepej mandati i plotë

Krasniqi: Do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve nëse Murat Jasharit do t’i jepej mandati i plotë

Kosova – Diasporë për Serbinë (VIDEO)

Kosova – Diasporë për Serbinë (VIDEO)

Lutfi Haziri: Po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj

Lutfi Haziri: Po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj

Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë ministër në Qeverinë Hoti

Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë ministër në Qeverinë Hoti

13 raste të reja me koronavirus sot, 7 prej tyre në Prishtinë

13 raste të reja me koronavirus sot, 7 prej tyre në Prishtinë

LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

Qeveria ndan nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve të Artanës

Qeveria ndan nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve të Artanës

Kryetari i Ulqinit premton se për turistët këtë vit do të ketë zbritje

Kryetari i Ulqinit premton se për turistët këtë vit do të ketë zbritje

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e dy minatorëve

Minatorët kërkojnë t’u bashkohen ekipeve të kërkimit për nxjerrjen e trupave nga Miniera e Artanës

Minatorët kërkojnë t’u bashkohen ekipeve të kërkimit për nxjerrjen e trupave nga Miniera e Artanës

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor 2020

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit i deklarimit të pasurisë është data 19 qershor 2020