Alves provokoi Real Madridin, kështu përgjigjen Ramos e Marcelo

E publikuar: 02/06/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramos dhe Marcelo i janë kundërpërgjigjur Alvesit

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves, më parë në konferencë për media para ndeshjen me Real Madridin, tha se “ata e kanë fituar Championsin me gol jo të rregullt”.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e dy kapiteneve të Real Madridit, Marcelo dhe Sergio Ramos.

“Ne e dimë pse jemi këtu dhe çfarë duam të bëjmë, të tjerët mund të thonë çfarë të duan”, tha Marcelo.

“Të gjithë i dimë si janë gjërat dhe nuk duam të futemi në to, ne po mendojmë veç për ndeshjen ne nesërme”, tha Ramos