Alushi: Nuk luajtëm me zemër, prandaj humbëm

E publikuar: 12/06/2017 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Në momentet më të rëndësishme nuk kemi qenë të organizuar mirë dhe nuk kemi treguar angazhim të duhur për t’u mbrojtur. Nuk kemi luajtur me zemër, nuk kemi qenë të angazhuar dhe të organizuar”

Enis Alushi ka thënë se Kosova nuk luajti me angazhim dhe shpirt për të fituar, ndaj humbja ishte e pashmangshme.

Përfaqësuesja që drejtohet nga Albert Bunjaki u mposht me rezultat 1:4 nga Turqia, në eliminatoret e Kampionatit Botëror Rusia 2018.

“Në momentet më të rëndësishme nuk kemi qenë të organizuar mirë dhe nuk kemi treguar angazhim të duhur për t’u mbrojtur. Nuk kemi luajtur me zemër, nuk kemi qenë të angazhuar dhe të organizuar”. /klankosova.tv