Alushi: Jemi gati për Turqinë

E publikuar: 11/06/2017 02:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“I dimë vështirësitë e kësaj ndeshje, e dimë kualitetet e kundërshtarit. Por, mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur për kualitetin me të cilin përballemi nesër”

Mesfushori Enis Alushi ka thënë se përfaqësuesja ka pasur disa probleme në të kaluarën, por se tani është gati për përballjen me Turqinë.

Kosova do të përballet me të përzgjedhurit e Fatih Terim në eliminatoret e Kampionatit Botëror Rusia 2018.

“I dimë vështirësitë e kësaj ndeshje, e dimë kualitetet e kundërshtarit. Por, mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur për kualitetin me të cilin përballemi nesër”.

“Kemi pasur edhe disa probleme jashtë ekipit tonë, jo vetëm shkaku i lëndimeve, por edhe në mënyrën organizative, sepse nuk kishim kushtet optimale për përgatitje në Kosovë për t’u përgatitur për këtë ndeshje. E kam fjalën për problemet si fushat, që nuk janë optimale për përgatitje”.

“Po ashtu rrugët nga Prishtina në Mitrovicë dhe nga Mitrovica në Shkodër, gjithë ato rrugë nuk është optimale për përgatitje për nesër, por mendoj që edhe këto muajt e ardhshëm duhet të përballemi me ato dhe të përgatitemi sa më mirë dhe të tregojmë në fushë ndeshje të mirë, pavarësisht organizimit”.