Altetico Madrid prezanton fanellat e reja pa Antoine Griezmannin, francezi pranë Barcelonës

E publikuar: 24/05/2018 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madrid ka zbuluar fanellat e reja për sezonin e ri përmes një fotografie në të cilin shihen Sohen Niguez, Diego Costa dhe Lucas Hernandez duke u paraqitur me sloganin “Ndjenjë pa rival”.

Është e habitshme se në imazhin kryesor nuk duket Antoine Griezmann, kështu që rriten zërat për transferimin drejt Barcelonës.

“Triko për sezonin e ardhshëm paraqet vija të kuqe dhe të bardha me një të kaltër të lehtë në pjesën e poshtme. Këtë herë çorapet janë të kuqe, ndërsa shorcet janë të kaltra, në pjesën e sipërme të shpinës përfshihet një flamur spanjoll që përfaqësojnë vendit tonë “, shpjegon klubi spanjoll.

Klubi Rojiblanco tashmë ka vënë pajisjet e reja të markës Nike në shitje në gjashtë dyqanet zyrtare që ka në të gjithë qytetin e Madridit, si dhe në internet.

Theksojmë se francezi pritet t’i bashkohet gjatë verës skuadrës katalunase pas dështimit të Ousmane Dembeles.

Ndryshe, Atletico e përfundoi sezonën ne vendin e dytë të ligës elitare spanjolle ndërsa ka fituar titullin e Ligës së Evropës. /Telegrafi/