Alternativa kundër që Thaçi të udhëheq dialogun

E publikuar: 20/06/2018 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilir Deda nga Alternativa, pas takimit me partitë politike në vend, të organizuar këtë herë nga Partia Socialdemokrate ka folur për 53 milionëshin që Qeveria i ka ndarë “Bechtel Enka”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se nëse për asnjë tjetër për 53 milionët e “Bektel Enka” opozita duhet t’i kishte 61 numra për ta rrëzuar qeverinë, raporton lajmi.net. Ai ka thënë se kjo është vjedhje e buxhetit, shkruan Lajmi.net.

Ndërsa për dialogun ai thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka drejt t’i udhëheq bisedimet.

Tutje, Deda ka thënë se ata kërkojnë mandatim e vetëm 2/3 e deputetëve për prijësin e dialogut. Ai ka thënë se Kosova ka të drejtë ta emërojë kë dëshiron ta udhëheq dialogun.