Alpinistët Arianit dhe Mrika Nikqi pushtuan majën më të lartë të Amerikës Jugore

E publikuar: 18/02/2019 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata konsiderohen si ndër dy alpinistët më të suksesshëm shqiptarë duke arritur rekord pas rekordi.

Bëhet fjalë për Arianit Nikqin dhe të bijën, Mrikën që muaj më parë ishin në top lajme të mediave vendore.

Foto Arkiv

Së fundi dyshja ka qenë edhe përtej oqeanit Atlantik, përkatësisht kanë pushtuar majën më të lartë të Amerikës Jugore.

Në fakt, ata kanë pushtuar majën më të lartë amerkano-latin që është e vendosur në shtetin argjentinas – Aconcangua, 6962 lmd.

Kujtojmë se baba e bijë kishin pushtuar me sukses majën më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

Ndryshe, Arianiti dhe Mrika nuk do të ndalen me kaq pasi që do të pushtojnë edhe maja të tjera gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/