Alma nuk voton për demarkacionin!

E publikuar: 29/08/2016 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alma Lama përfundimisht nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi Presidenca edhe zyrtarisht ka dekretuar atë si ambasadore në Itali.

Lama, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka sqaruar për ‘lamtumirën’ e saj në Kuvendin e Republikës.

Kësisoj, ish-deputetja e LDK-së nuk do të jetë në seancën e 1 shtatorit ku pritet të votohet cështja e demarkacionit.

“Unë kam dhënë dorëheqje nga mandati i deputetes javën e shkuar. Si rrjedhoje nuk marr pjese ne asnjë seance te Kuvendit”, ka thënë ajo, shkruan Indeksonline

Ndryshe, në vend të Lamës, deputetja e LDK-së që do ta zëvendësoj atë do të jetë Kimete Bytyci.