Allegrin e zemërojnë veprimet e fundit si të Pjanicit ndaj Fiorentinës

E publikuar: 22/09/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus ka shënuar fitore në xhiron e kaluar në Serie A.

Kampioni aktual kishte triumfuar kundër Fiorentinës me rezultat minimal prej 1-0.

Por, Massimilliano Allegri është ndarë tejet i pakënaqur me një veprim të mesfushorit Miralem Pjanic.

Ky i fundit kishte goditur topin në minutat e fundit nga një distancë pothuajse prej 50 metrave.

“Pjanic goditi topin nga një distancë prej 50 metrave nga goli në minutën e fundit kundër Fiorentinës. Këto gjëra më bëjnë shumë të zemëruar”, tha italiani.

Theksojmë se Juventus gjatë ditës së nesërme (e shtunë) do të zhvillojë derbin lokal me Torinon. /Telegrafi/