Allegri: Parma me rëndësi për rrugën drejt titullit

E publikuar: 10/04/2015 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë të Shtunë Parma dhe të Martën e ardhshme Monaco, këto janë ditë decizive në shtëpinë e Juventusit përsa i përket kampionatit dhe Championsit. Trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri bëri të ditur se ndaj Parmës së Donadonit do të zbresë në fushë Juventusi më mirë i mundshëm, pasi një tjetër trepikësh do ta afronte edhe tepër me titullin kampion.

” Ndaj Parmës është në lojë një tjetër pjesëzës e titullit që ne na duhet ta cojmë në shtëpi. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të zbresë në fushë formacioni më i mirë i mundshëm, pasi pikët janë thelbësore. Pas kësaj sfide do të mbeten edhe 8 ndeshje dhe objketivi titull do të afrohej edhe më shumë. Monaco? Ti marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të mendojmë vetëm për Parmën dhe që nga e Diela do të fillojmë ta përqëndrojmë vëmendjen te Monaco. Nuk ka asnjë shenjë ankthi në skuadër. Do ta presim Champions Leaguen me qetësi dhe entuziasëm”.

Në vijim Allegri foli për gjëndjen në të cilën ndodhen disa lojtarë në vecanti.

” Tevez është mirë, ndërsa Pirlon nuk do ta kemi në dispozicion ndaj Parmës por kundër Monacos Andrea do të jetë. Barzagli do të jetë një tjetër mungesë për ne ndaj emilianëve pasi ka një problem të vogël por dicka e tillë është mëse normale për një lojtar si ai që iu rikthye fushave të blerta pas 8 muajve. Gjëndjen e Lichtsteiner do ta vlerësojmë deri në castet e fundit dhe më pas do të vendosim nëse do të luajë apo jo”.