Allegri: Ndeshja ndaj Interit më vendimtarja e sezonit

E publikuar: 23/04/2018 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas humbjes nga Napoli thotë se skuadrës së Maurizio Sarrit duhet t’i jepen meritat.

Por, tekniku italian thotë se Zonja e Vjetër ende është në avantazh për të marr Scudetton.

“Ishte një ndeshje e tmerrshme nga të dy skuadrat. Mezi kishte ndonjë gjuajte në gol. Ne kishim disa vështirësi, por duhet të tregoheshim më të kujdesshëm në fund”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium.

“Tani kemi një ditë pushim, pastaj kemi një javë për t’u përgatitur për atë që unë mendoj se është ndeshja vendimtare e sezonit, ajo ndaj Interit”.

“Ne ende jemi në krye të tabelës. Janë edhe katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy në udhëtim, të shikojmë se çfarë ndodh”.

“Napoli meriton merita për fitoren e tyre, ata duhet të fitonin. Një tjetër avantazh, është gol dallimi që është na të mirën tonë dhe pastaj rekordi kokë me kokë”, ka shtuar Allegri.

Ndeshja e ardhshme e Juves është e Napolit, kurse Napolit luan ndaj Fiorentinas. /Telegrafi/