Allegri: Mjaft me polemika, qëndron te Juve

E publikuar: 11/02/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimiliano Allegri ka një arsye më shumë se tri pikët për të fituar në fushën e Cagliarit. Trajneri bardhezi në konferencën për shtyp para transfertës së Sardenjës theksoi se skuadra e tij për herë të parë në këtë sezon mund të bëjë 5 fitore radhazi.

“Do të shoh stërvitjen e fundit dhe pastaj do të vendos formacionin. Cagliari ka një ecuri shumë të mirë rezultatesh në fushën e tij, është një skuadër që luan shpejt. Për ne është një takim shumë i rëndësishëm në një moment delikat të sezonit. Duhe të fitojmë që të ruajmë distancën nga Napoli dhe Roma. Pastaj gjatë këtij sezoni nuk kemi fituar 5 ndeshje radhazi prandaj ky mbetet një tjetër objektiv.”

Në Itali vijojnë polemikat e supersfidës Juventus – Inter, por 49-vjecari e konsideron bullallëk që ende po ka përplasje mediatike për këtë derbi të futbollit italian.

Nuk komentoj fjalët e të tjerëve. Të bësh polemika një javë pas derbit është budallallëk. E ritheksoj se për fatin tonë të mirë, Interi e nisi keq sezonin, por ka një grup shumë të mirë që premton për të ardhmen. Ne dhuruam një mbrëmje të madhe futbolli.

Si në cdo konferencë, edhe këtë radhë nuk mungoi pyetja për të ardhmen e tij, por Allegri premtoi se sapo të ketë dicka të re do ta bëjë publike.

“Jam trajner i Juventusit dhe kam edhe një vit e gjysmë kontratë me bardhezinjtë. Kur të vijë momeni i duhur do të flas për këtë temë me drejtuesit. Dëshiroj që të jem në stolin e Juve edhe 300 apo 400 ndeshje të tjera, por gjithcka është thënë në këto momente janë vetëm hamendësime. Nëse do të vendos të largohem, të parët që do të merrni vesh do të jeni ju, gazetarët.”