Allegri: Më vjen mirë që shënoi gol Bonucci, Khedira është lojtar inteligjent

E publikuar: 01/04/2018 08:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Max Allegri beson se fitorja 3-1 ndaj Milanit “dërgon një sinjal” se Juventusi është në rrugën e duhur dhe vlerësoi inteligjencën e Sami Khediras.

Leonardo Bonucci kishte anuluar golin e Paulo Dybalas, por në fund Khedira i dha një pasim të saktë Juan Cuadrados si dhe shënoi golin e tretë.

“Unë jam i lumtur që Bonuccin shënoi një gol, por jam edhe më i lumtur që fitoi Juventusi”, tha Allegri për Sport Mediaset Premium.

“Ishte e rëndësishme t’i ktheheshim fitoreve kundër Milanit, të cilët janë në gjendje të mirë. Ne shënuam gol dhe më pas u ndalëm. Ishte fitore për të rritur epërsinë tonë në krye të tabelës”.

“Khedira është një lojtar i klasit botëror dhe di të lexojë momentet vendimtare të një ndeshjeje. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi në disa momente keni nevojë për lojtarë të caktuar që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës”.

“Ne me të vërtetë mund të kishim bërë me një lojtar si Khedira kundër SPAL-it, pasi është tejet inteligjent. Ndonjëherë mund të duket i ngadalshëm ose i prirur ndaj gabimeve, por e lexon lojën shumë mirë”.

Theksojmë se Napoli morri vetëm një barazim 1-1 në udhëtim te Sassuolo. /Telegrafi/