Allegri: Me entuziazëm te fitorja

E publikuar: 09/05/2018 05:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimiliano Allegri ka kërkuar nga lojtarët që të luajnë më entuziazëm dhe të fitojnë ndaj Milanit në finalen e Kupës së Italisë.

Juventusi është afër titullit kampion, por edhe fitimit të Kupës për herë të katërt radhazi.

Allegri mund të bëhet trajneri i parë në botë në pesë kampionatet më të forta që e ka fituar kampionatin dhe kupën katër herë radhazi.

“Duhet ta luajmë me shumë entuziazëm këtë ndeshje, sepse në dy sfidat e fundit kemi hasur në vështirësi”.

“Përballë do të kemi një skuadër shumë të fortë”.

“Nuk është e lehtë të ulesh në stolin e Milanit pas eksperiencave të ndryshme. Megjithatë Milani që nga momenti që drejtimin e ka marrë Rino, ka arritur rezultate të mira. Gatusso është treguar i zoti”.

Allegri ka thënë se pasi t’i fitojnë trofetë do të ulet dhe do të flas me drejtuesit. /Telegrafi/