Allegri lavdëron paraqitjen e Ronaldos: Ishte ndeshja e tij më e mirë deri më tani

E publikuar: 30/09/2018 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Napolit duke triumfuar 3-1.

Kësisoj kampioni në fuqi i Italisë vazhdon kryesimin pas javës së shtatë me maksimumin e pikëve 21.

Në këtë sfidë më meritori për fitoren ishte Cristiano Ronaldo me tre asistimet e tij.

E paraqitjet e portugezit e ka lavdëruar edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, duke thënë se ishte paraqitja më e mirë e tij deri më tani.

(Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images )

“Ronaldo argëtohet në fushë. Tashmë është integruar mirë me ekipin dhe është një futbollist i jashtëzakonshëm. Është preciz në pasime por edhe lojtarë tjerë duhet të jenë të aftë t’i japin pasimet e duhura”, tha Allegri.

“Ndaj Napolit dhe në 30 minutat e parë ndaj Valencias ka qenë Ronaldo më i mirë në fushë”.

“Shpresojë të vazhdojë me këtë ritëm pasi është një kampion i madh dhe kemi nevojë për të”, deklaroi Allegri.

(Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images )

Ndeshjen e radhës Juventus në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojë ndaj Young Boysit në shtëpi dhe Ronaldo nuk do të paraqitet për shkak të kartonit të kuq.

Ndërsa në kampionat, në javën e tetë Zonja e Vjetër luan në udhëtim tek Udinese. /Telegrafi/