Allegri: Ka hapësirë për Dybalan

E publikuar: 15/09/2018 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka kritikuar mediat për qasjen e tyre ndaj Paulo Dybalas.

Sipas Allegrit, mediat italiane mezi po presin që të kërkojnë Dybalan në fushë dhe më pas ta kritikojnë atë.

Sipas Allegrit, ka hapësirë për të gjithë.

“Ai nuk luajti për shkak të zgjedhjeve të mia taktike. Cilësia e Dybalas nuk diskutohet, por unë duhet të zgjedh 11 lojtarë dhe tjerë që duhet të luajnë nga stoli”.

“Fatmirësisht ne mund të luajmë tri ndeshje në javë. Paulo mund të dëshmojë se meriton vend në formacionin startues. Kur ke talent kaq të madh në skuadër, dikush duhet të ngrohë stolin”.

“Nuk më pëlqen presioni mbi Dybalan, pasi nëse ai nuk luan mirë menjëherë kritikohet nga mediat, ju mediat dëshironi ta shkatërroni. Ju jeni ata që e dëshironi në fushë dhe mezi prisni ta ndani në gjysmë”.

“Të mos harrojmë kontributin e të gjithëve. Do të ketë hapësirë për të gjithë sepse jemi në tri gara”, u shpreh Allegri. /Telegrafi/