Allegri hedh poshtë zërat për Manchester Unitedin, flet për ndeshjen me Sampdorian

E publikuar: 28/12/2018 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimiliano Allegri i ka hedhur poshtë zërat për kalimin te Manchester United, duke thënë se është shumë i lumtur në Juventus.

Times sot shkruante se trajneri i bardhezinjëve është i interesuar për punën në Ligën Premier dhe se ka filluar të marr mësime në gjuhën angleze.

“Unë jam shumë i lumtur në Juventus”, tha fillimisht Allegri në konferencën e tij për shtyp.

“Ne jemi duke bërë gjëra të mëdha, së bashku me klubin, dhe ne do të vazhdojmë kështu. Tani jemi vetëm në dhjetor dhe ka shumë ndeshje deri në qershor”.

Allegri pastaj foli për ndeshjen me Sampdiorian dhe gjendjen e lojtarëve, duke folur fillimisht për Medhi Benatian dhe Blaise Matuidin.

“Të dy janë në grindje të mirë, Matuidi kishte ftohje, kështu që e lashë në shtëpi për udhëtimin në Bergamo. Edhe Benatia kishte një inflamacion të lehtë”.

“Gjithkush është në dispozicion nesër është edhe Federico Bernardeschi. Ne kemi një lojë të vështirë nesër. Sampdoria janë në formë të mirë dhe po luftojnë për Ligën e Kampionëve”.

“Nesër [Daniele] Rugani do të luajë, [Leonardo] Bonucci do të pushojë. Dyshimi është midis Alex Sandro dhe [Leonardo] Spinazzola, por unë jam i lumtur me atë që Spinazzola po bën. Chiellini është mirë”.

Cristiano Ronaldo e nisi nga stoli . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Ne kemi nevojë që t’i marrim tri pikë nesër dhe ta mbyllim vitin mirë”.

“[Paulo] Dybala është mirë, siç është [Mario] Mandzukic dhe [Cristiano] Ronaldo”.

Në fund Allegrui shtoi se nuk është i dhënë pas 100 pikëve, por e do Scudetton e tetë.  /Telegrafi/