Allegri: Është një humbje zhgënjyese, duhej ta mbyllnim më herët dilemën e fituesit

E publikuar: 08/11/2018 02:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Massimiliano Allegri është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Juventusit nga Manchester Unitedi, pasi sipas tij, Bianconerët luajtën mirë.

Zonja e Vjetër e pati kontrollin dhe epërsinë, mirëpo pranoi dy gola në fund të ndeshjes për ta humbur sfidën.

“Është një humbje zhgënjyese, sepse skuadra luajti mirë. Kemi nevojë për përmirësim në fazën finale, sepse asnjëherë nuk po ia dalim t’i përfundojmë ndeshjet kur e kemi në kontroll”.

“E dinim se me Fellainin duhej t’i shmangnim gjuajtjet e lira, por po e bëjmë këtë shumë këtë sezon duke dhënë gjuajtje të lira”.

Massimiliano Allegri (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Mënyra e vetme që të shënonte Manchester Unitedi ishte nga ndërprerjet dhe ne ua dhamë këtë mundësi”.

“Sido që të jetë, akoma jemi në krye të grupit”, ka deklaruar Allegri pas ndeshjes.

Juventusi ka nëntë pikë në krye të Grupit H, dy më shumë se Djajtë e Kuq që gjenden në vend të dytë. /Telegrafi/