Allegri: Cancelo mund të bëhet më i miri në botë në rolin e tij

E publikuar: 20/09/2018 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dëshiron të shoh ende përmirësime te Joao Cancelo, pasi beson se ai mund të bëhet më i miri në botë në rolin e tij.

Portugezi tregoi lojë fantastike ndaj Valencia në Ligën e Kampionëve, por ka treguar edhe disiplinë të mirë mbrojtëse, e cila i ka munguar në Inter.

“Nuk di për vitin e kaluar”.

“Unë e di se këtë vit ai është përmirësuar, por ai ka ende nevojë të përmirësohet, sepse ai ka cilësi të jashtëzakonshme”.

“Ai ende duhet të përmirësohet, sepse i mungon diçka e vogël për të qenë ndër më të mirët në botë”, ka thënë Allegri  për JTV.

Massimiliano Allegri (Foto: Getty Images)

Trajneri i Juventusit e ka lavdëruar edhe Federico Bernardeschin, i cili sipas tij është rritur dukshëm në aspektin taktik.

Tekniku italian shtoi se ai është ndër lojtarët më të rëndësishëm te Juventusi. /Telegrafi/