Allegri: Atletico na detyroi të luajmë keq

E publikuar: 21/02/2019 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Max Allegri thotë se Juventusi ka rënë në kurthin e Atletico Madridit, duke u detyruar të luajmë keq.

Juventusi humbi 2-0 ndaj Atletico Madridin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në kuadër të 1/8.

“Pjesa e dytë ishte e shëmtuar, pasi kemi bëmë gabim duke e ndjekur epërsinë që kishin. Atletico janë shumë të mirë”.

Massimiliano Allegri (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, që Atletico Madrid të detyron të luash keq, me një ritëm të ngadaltë. Ne e kemi lëvizur topin më shpejt në pjesën e parë, por jo në të dytën”.

“Ne e morëm gabimin në gjysmën e dytë. Është kaq e thjeshtë”.

“Këto gjëra mund të ndodhin, është zhgënjim i madh pas 2-0, por ne do të tentojmë ta rikthejmë”.

Pamje nga ndeshja (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Nuk do të jetë e lehtë, ne kemi nevojë për një lojë të madhe në ndeshjen e dytë, por kjo mund të bëhet dhe ne duhet të kemi besim”, ka thënë Allegri.

Ndeshja e kthimit luhet më 12 mars në Alianz Stadium. /Telegrafi/