Alketa Vejsiu rikthehet në ekran, mësoni detajet e para për programin

E publikuar: 30/06/2018 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator, do të rinisin edhe një sërë programesh, mjaft të dashura për publikun.

Një prej programeve të konfirmuara prej kohësh tashmë, edhe prej moderatores Alketa Vejsiu është “Dance with Me Albania”, tashmë në edicionin e tij të pestë.

Paçka se produksioni mundohet që kastin konkurrues mundohet ta mbajë sekret deri ditën e parë të transmetimit, Blitz.al ka arritur të zbulojë çiftin e parë të kastit.

Bëhet fjalë për çiftin e aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga, të cilët do të jenë edhe çift në skenë, përveçse në jetën reale.
“Dance Ëith Me Albania 5” do të nisë rrugëtimin në shtator të këtij viti dhe do të përfundojë pas një periudhe 3 mujore, në dhjetor.
Ndërkohë mbetemi kuriozë të mësojmë edhe pjesëtarët e tjerë të kastit konkurrues.