Aliu: Nuk e di nëse opozita ka marrë leje nga komuna

E publikuar: 23/02/2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për këtë formë të re të protestës nga LVV-AAK-Nisma, Aliu tha se janë ndihmuar nga qytetarët dhe ka kërkuar nga ta që në vazhdimësi të sjellin tenda dhe ushqim për protestues.

Entuziazmi i qytetarëve është i madh për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës dhe prezenca e tyre në shesh, pranë Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë që koalicioni qeverisës të dorëhiqet.

Kështu deklaroi Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje.  Aliu, i cili është edhe drejtori i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se  nuk e di nëse është marrë leja për vendosjen e tendave nga Opozita në sheshet “Skënderbeu” e ai “Ibrahim Rugova”, por ka pohuar se kjo nuk paraqet problem.

Ai tha se nëse policia ndërhynë për t’i larguar, nuk do të ishte befasi për bllokun opozitar sepse ata vazhdimisht janë përballur me dhunën e policies, raporton Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Për këtë formë të re të protestës nga LVV-AAK-Nisma, Aliu tha se janë ndihmuar nga qytetarët dhe ka kërkuar nga ta që në vazhdimësi të sjellin tenda dhe ushqim për protestues.

Opozitarët kanë nisur këtë protestë nga e marta në orën 14:00 dhe kanë thënë se nuk e kanë ndërmend të largohen nga sheshet derisa Qeveria të tërhiqet/lajmi.net