Aliti prezantohet te Kalmar: I lumtur që ndodhem këtu

E publikuar: 04/02/2019 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fidan Aliti është zyrtarisht një futbollist i skuadrës suedeze Kalmar.

Mbrojtësi shqiptar ka kompletuar transferimin nga Skënderbeu i Korçës tek skuadra e famshme suedeze.

Aliti iu bashkua Kalmarit ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare ndërsa klubi suedez ka paguar 150 mijë euro për ta marrë atë, por Skënderbeu ka edhe 25% të kartonit të tij.

Aliti me Përfaqësuesen e Kosovës

Lojtari është prezantuar tek klubi i tij i ri dhe është shumë i lumtur me këtë transferim.

“Është gjithçka shumë bukur që jam këtu dhe jam gati për këtë sfidë”.

“Jam i lumtur që ndodhëm këtu dhe që Kalmari më donte. Mezi po pres që të bashkohem me pjesën tjetër të ekipit”.

“Dua të falënderojë drejtorin sportiv dhe trajnerin e Kalmarit që besuan në mua”, tha mbrojtësi i Kosovës.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës pas kryerjes së vizitave mjekësore dhe prezantimit është nisur për në Antalya për t’iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës për fazën përgatitore.

Aliti ka qenë për dy vite pjesë e Skënderbeut, ndërsa më parë ka bërë karrierë edhe te Slaven Belupo, Sheriff Tiraspol dhe Luzern. /Telegrafi/