Alisson është afër transferimit te Liverpooli

E publikuar: 17/07/2018 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sky Italia raporton se Alisson Becker është shumë afër kalimit te Liverpooli, edhe bisedimet janë duke vazhduar me Romën.

Portieri brazilian ka qenë i lidhur gjatë gjithë verës me një largim nga Roma.

Për atë kishin shfaqur interesim edhe Chelsea e Real Madridi, por duket se në fund ai ka zgjedhur Reds.

Por, sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio të Sky Sport Italia, Alisson është shumë afër kalimit te Liverpooli.

Besohet se 25-vjeçari do t’i bashkohet Liverpoolit për 60 milionë euro, plus 10 tjera në formë të bonusev.

Portieri u transferua te Roma nga skuadra braziliane Internacional.

Në sezonin e fundit në Serie A dhe Ligën e Kampionëe, ai ishte vendimtar në arritjet e skuadrës nga kryeqyteti italian. /Telegrafi/