Alibaba dhe Foxconn investojnë 347 milion dollarë në një prodhues Kinez të makinave elektrike

E publikuar: 29/01/2018 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alibaba dhe Foxconn do të investojnë 347.74 milion dollarë në prodhuesin Kinez të makinave elektrike Xiaopeng Motors.

Ky investim e dërgon financimin e kompanisë në mbi 600 milion dollarë në total.

Ai është i dyti pas investimit në muajin Dhjetor ku Alibaba ishte pjesë gjithashtu.

Xiaopeng prezantoi makinën elektrike në panairin teknologjik CES në Las Vegas në fillim të Janarit.

Disa startupe Kineze kanë filluar zhvillimin e teknologjive të baterive për të konkurruar me Tesla-n.

Këto makina pritet të rriten me 40% në 2018-ën sipas autoriteteve. Xiaopeng thotë se makinat e parë, modeli G3, do të hyjë në treg këtë vit.

Sakaq Alibaba ka investuar shumë në teknologjinë e makinave inteligjente e madje ka bashkëpunuar edhe me prodhues në Perendim si Ford dhe BMW. /PCWorld Albanian