Alibaba blen versionin kinez të YouTube-it për 3.7 miliardë dollarë

E publikuar: 07/11/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imagjinoni sikur Amazon të blinte YouTube-in. Kjo në fakt ka ndodhur, por me versionin e tij kinez.

Alibaba Group, gjiganti kinez i shitblerjeve në internet, njoftoi të premten se ka vendosur të blejë Youku Tudou, versionin kinez të YouTube-it, për 3.7 miliardë dollarë. Ky sajt ka më shumë se gjysmë miliardë përdorues.

“Jemi të sigurt se do të forcojmë pozicionin tonë në treg dhe do të përshpejtojmë rritjen tonë nëpërmjet integrimit të reklamave dhe bizneseve tanë për klientët me platformën Alibaba dhe shërbimet Alipay,” tha gjatë një deklarate për shtyp Victor Koo, shefi ekzekutiv i sajtit Youku Tudou.