Ali Halimi largohet nga Vetëvendosje, i bashkohet NISMA-s

E publikuar: 02/11/2018 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ali Halimi, i cili deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes, i është bashkuar Nismës.
Nismës Socialdemokrate i është bashkuar sot Shefi i Grupit të asamblistëve të Ferizajt, Ali Halimi, i cili deri më tani ishte pjesë e Vetëvendosjes.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është shprehur i nderuar që pjesë e Nismës do të jetë një njeri, siç tha ai, me traditë të veçantë familjare e patriotike.

“Nga sot pjesë e familjes tonë politike, Nismës Social Demokrate , do të bëhet deputeti ose kështilltari në asamblenë komunale dhe shefi i grupit parlamentar në asamblenë komunale, Ali Halimi dhe me bashkëpunëtorë.

Dhe Nisma Social Demokrate nga sot në Ferizaj, por edhe në Kosovë do të jetë shumë më e fuqishme. Ne duam që në emër të udhëheqjes së partisë mirëseardhje asamblistit dhe për të ofruar bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në fuqizimin e Nismës edhe në Ferizaj por edhe në Kosovë”, tha Limaj.