Ali Berisha: S’ka menaxhim të mirë të situatës – po testohen vetëm VIP-at

31.03.2020 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ali Berisha: S’ka menaxhim të mirë të situatës – po testohen vetëm VIP-at

Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij se situata pandemike për shkak të koronavirusit nuk po menaxhohet në mënyrën më të mirë, përkundër se, siç ka shkruar ai në Facebook, “analistët e komprometuar dhe ushtria virtuale e Qeverisë po e lavdërojnë angazhimin e një ministrie, pa qenë në gjendje që të përmendin ndonë veprim efikas”.

Berisha ka thënë se po bëhet shumë pak për të testuar sa më shumë njerëz për COVID-19, që sipas tij është një prej metodave më të mira për të nxjerr rezultatet reale të të infektuarve.

Ai ka thënë se në mesin 1175 mostrave, ka shumë që janë bërë pa nevojë, pasi që u janë bërë VIP-ave që nuk kishin ndonjë simptomë. Ai ka përmendur edhe testimin e Kryeminsitrit Kurti dhe të kabinetit të tij.

Postimi i plotë i Berishës:

Të dashur qytetarë,

A jemi duke luftuar si dhe sa duhet Pandeminë???

A mos jemi duke rënë viktimë e analistëve të komprometuar dhe ushtrisë virtuale që kjo Qeveri e ka krijuar e të cilët lavdërojnë punën e një Ministrie, pa qenë në gjendje të numërojmë as edhe vetëm një veprim efikas të saj!

E vërteta është se deri më tash janë hetuar vetëm 1 mijë 175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Nga këto mostra të marra për testim, gjithësejt 108 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Ekziston frika e bazuar se shumë pak mostra janë testuar!

Në mesin e 1 mijë e 175 mostrave shumē testime kanë qenë të panevojshme dhe u janë bërë VIP-ave pa simptoma.

E pakuptueshme dhe e pa justifikueshme se si i tërë kabineti i qeverisë Kurti u testua pa pikë nevoje dhe pa asnjë simptomë.

Populli i Kosovës është populli më i izoluar në Europë dhe vendi që vizitohet pak nga të tjeret. Ndoshta kjo është edhe e mira jonë në këtë pandemi!

E potencojë, respekt për personelin mjekësorë, emergjencat, policinë, zjarrëfikësit, gazetarët e terrenit dhe të gjitha shërbimet në detyrë dhe përballje! Politika nuk duhet të merr meritat e tyre e ti prezantojë si produkt i kabineteve të tyre!

Kujdes Po, Panikë Jo! #rrinshpi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

VV konferencë për media në ora 17:00

VV konferencë për media në ora 17:00

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore,  mblidhet sërish sot në orën 17:00

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore, mblidhet sërish sot në orën 17:00

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

KDI: Thirrje organeve të drejtësisë t’i hetojë tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

KDI: Thirrje organeve të drejtësisë t’i hetojë tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

Ministri i VV’së: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese përgatiten këshilltarët e Presidentit

Ministri i VV’së: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese përgatiten këshilltarët e Presidentit

Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit, thotë virologu italian

Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit, thotë virologu italian

Nuk i solli Kosovës investitorë strategjikë as Qeveria Kurti

Nuk i solli Kosovës investitorë strategjikë as Qeveria Kurti

E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave,  raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave, raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN

Policia: Janë arrestuar dy të dyshuarit sepse kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 25 mijë euro

Policia: Janë arrestuar dy të dyshuarit sepse kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 25 mijë euro