Ali Ahmeti ia jep aminin Zaevit për tu bërë kryeministër, ja çka thotë nga Reçica (VIDEO)

E publikuar: 22/03/2017 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti potencoi se partia e tij vazhdon ta mbështesë Zaevin si kryeministër ndërsa i bëri thirje presidentit Ivanov që sa më shpejtë të bëjë formalizimin e mandatarit Zoran Zaev dhe me këtë të hapet rruga e funksionimit institucional të shtetit.

“I bëjmë thirje presidentit që t’i jap mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev, për të zhbllokuar funksionimin e insitucioneve. Nuk duhet shumë analizë e thelluar, ky koalicion funksionon dhe ne këmbejme informacione për shumë gjëra qofshin ato politika të brendshme apo ndërkombetare”, shprehet kryteari i BDI-së, Ali Ahmeti.