Alfio zbulon detajet e emisionit të ri në Klan!

E publikuar: 24/05/2018 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alfio e konfirmoi lëvizjen e tij dhe Indritit në Klan, për emisionin “Chaud Patate” në Nrg Radio duke shtuar se bëhet fjalë për një projekt veror me autobuz kuzhinë, që do te lëvizë nëpër Shqipëri.

“Po, është e vërtetë që do të largohemi nga In Tv për në Klan. Bëhet fjalë për një projekt veror me autobuz kuzhinë që do të lëvizë nëpër Shqipëri”,- tha Alfio për “Chaud Patate”.

Tani me zor po presim të ndjekim emisionin e ri me çunat karizmatik, të cilët jo vetëm na mësojnë të gatuajmë ushqime të shijshme, por edhe na argëtojnë me humorin dhe batutat e tyre. /radionrg.al/