Alcacer në radarin e skuadrës angleze

E publikuar: 13/10/2017 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Barcelonës, spanjolli Paco Alcacer ka përfunduar në radarin e skuadrës nga Liga Premier, Southamptonit.

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino është i etur për të forcuar fazën e tij sulmuese pasi këtë sezon po hasin në vështirësi për të gjetur golin.

Sipas The Sun, Pellegrino po mendon transferimin e Alcacerit, pasi skuadra e tij dështoi të gjej golin në katër nga shtatë ndeshjet e luajtura këtë sezon.

Barcelona ka paguar te Valecina plot 30 milionë funte për 24-vjeçarin spanjoll në verën e vitit 2016.

Por, ata janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për spanjollin, i cili shënoi vetëm gjashtë herë sezonin e kaluar.

Southamptoni do të favorizonte një marrëveshje huazimi me opsioni blerje nëse Alcacer do kishte sukses në Ligën Premier.

Skuadra e Pellegrinos kanë shënuar vetëm pesë herë këtë sezon dhe dëshpërimisht kanë nevojë për të forcuar vijën e tyre sulmuese, pasi në dispozicion kanë vetëm italianin, Manolo Gabbiadini.

Ndryshe, për sulmuesi spanjoll më herët kishin shprehur interesim edhe skuadrat italian, Inter dhe Napoli. /Telegrafi/