Alcacer: Juve mund të kalohet më lehtë se PSG

E publikuar: 17/04/2017 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paco Alcacer thotë se Barcelona nuk ka pse të ketë frikë nga Juventusi, sepse “në letër” Paris Saint-Germaini ishte skuadër më e vështirë për t’u tejkaluar.

Blaugranët e eliminuan PSG-në, edhe pse kishin humbur me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë (ata fituan me rezultat 6-1 në ndeshjen kthyese në Camp Nou për t’u kualifikuar në çerekfinale).

Tash, katalunasit ndodhen në një pozitë të përafërt, pasi pësuan me rezultat 3-0 në Torino nga Bianconerët dhe të mërkurën mbrëma duhet të fitojnë me katër gola epërsi për t’u kualifikuar.

“Në letër, Paris Saint-Germaini ishte më i vështirë për t’u kaluar, sepse kishim humbur 4-0, por u kualifikuam”.

“Do të përpiqemi ta kompletojmë rikthimin edhe këtë herë dhe do të bëjmë presion deri në fund”, u ka thënë Alcacer gazetarëve. /Telegrafi/