Albumi i Dua Lipës më i dëgjuari në këtë platformë muzikore

E publikuar: 22/10/2018 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sukseset për vajzat shqiptare që po bëjnë karrierë në botë, nuk kanë të ndalur.
Dua Lipa është njëra prej tyre që numëron suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj, e së fundi ajo shënoi edhe një arritje të re, shkruan lajmi.net.

Albumi i saj është më i dëgjuari nga albumet e artisteve femra në platformën muzikore ‘Spotify’.

Lajmin e bëri të ditur vetë babai i Duas, Dukagjin Lipa, i cili njofton që kënga është dëgjuar mbi 4.22 miliard herë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Dua Lipa është “Kiss and Make Up” me grupin korean “Blackping”, që po pritet mirë nga publiku.