Albulena Haxhiu merr vendimin e parë si ministre

E publikuar: 20/02/2020 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e kontestuar të noterisë, që ka mbetur në gjysmë nga qeveria e kaluar. Ajo e ka quajtur proces të komprometuar, duke thënë se do të hapët sërish konkursi.

“Anulimi i këtij vendimi tregon se drejtësia do të udhëhiqet mbi parimin e ligjshmërisë” , ka thënë ministrja e Drjtësisë.

“Unë kam të drejtë të anulojë cdo akt, anulimi i së cilës është në interes të së mirës së përgjithshme”, ka thënë Haxhiu.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se ka vendosur të mos vazhdojë me procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj, pasi sipas saj, shumica e kandidatëve janë zgjedhur pa meritë dhe përmes lidhjeve e nepotizmit.

“ka qenë një tendencë që disa kandidatë të kalojnë në mënyrë meritore, në mënyrë që këtij procesi të komprometuar t’i jepët pak vlerë”, ka thënë Haxhiu.

Pika e dytë e këtij vendimit, sipas saj, precizon që Ministria e Drejtësisë t’ua kthejë paratë kandidatëve që i kanë paguar për këtë proces.

Ajo ka treguar se konkursi për emërimin e noterëve do të hapët sërish dhe për këtë thotë se do të bashkëpunojë me Unionin Gjerman dhe shoqërinë civile. /Express/