Albulena Haxhiu lirohet nga spitali, vazhdon arrestin shtëpiak

E publikuar: 21/02/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albulena Haxhiu lirohet nga spitali, vazhdon arrestin shtëpiak

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila që nga e premtja trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot është liruar për në shtëpi, pasi gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.

Daljen e deputetes haxhiu nga spitali e konfirmoi Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes telefoni tha se Haxhiu me rekomandimin e mjekut është liruar për në shtëpi, ku edhe po e vazhdon masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

“Me rekomandim të mjekut është liruar në shtëpi, ku e vazhdon arrestin shtëpiak. Kurse, gjendja shëndetësore, vazhdon me qenë në regjim shtrati dhe vazhdon ta merr terapinë që është caktuar nga mjeku”, tha Kurti.

Deputetja Albulena Haxhiu trajtohej në QKUK pas ishte alivanosur si pasojë e konfrontimit me Policinë e Kosovës, të premten në Kuvendin e Kosovës. /Express/