Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Aleksandër Lumezit

E publikuar: 20/08/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Reagimi i Haxhiut erdhi pas letrës së gjatë të ish prokurorit Elez Blakaj, i cili akuzon kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje.

“Letra e ish prokurorit Blakaj shpërfaq skandalet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mafia në pushtet që është e lidhur direkt me drejtuesit e sistemit të drejtësisë! Aty përmendet kryeprokurori Lumezi dhe të tjerë, e që pas atyre që ka shkruar ish prokurori Blakaj, Aleksander Lumezi duhet dhënë dorëheqje sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Blakaj në letrën e tij thotë se shefi i tij, Lumezi i kishte kërkuar llogari për faktin se prokurori i dorëhequr kishte intervistuar Kadri Veselin për rastin e veteranëve.

Të NgjajshmeS’ka seancë të jashtëzakonshme për dialogun, LDK-ja dhe VV-ja nuk e përkrahin PSD-në Krasniqi-Haxhiut: Kërkoni nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, PSD-në e keni të gatshme Vetëvendosje: Presidenti po e pengon emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga opozita Albulena Haxhiu: Haradinaj të kërkoj falje për incidentit në Prizren Sejdiu: Agjencia Kundër Korrupsionit si tigri pa dhëmbë dhe kthetra Kuvendi në ‘gjumë’, fundi i majit ende të papërfunduara seancat e 16 prillit