Albin Kurti thotë fjalët e para pas rënies: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë

26.03.2020 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti thotë fjalët e para pas rënies: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëzimin që iu bë mbrëmë nga parlamenti i Kosovës nga një mocion i inicuar nga ish-partneri i tij qeverisës, LDK-ja.

Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte një rënie e domosdoshme, për ngritjen e nevojshme, shkruan lajmi.net.

Sipas Kurtit, mbledhja e djeshme e Kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë, mirëpo se kështu nuk do të ndodhë sipas tij, pasi që ai shprehet i bindur në një fitore.

“Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë në Facebook nga Albin Kurti:

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku

Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin përplasjet për datën e zgjedhjeve

Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin përplasjet për datën e zgjedhjeve

​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Instrument i Beogradit, çdo qeveri e varur prej tyre është jo-stabile

Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Instrument i Beogradit, çdo qeveri e varur prej tyre është jo-stabile

Thaçi pas votimit të Qeverisë Hoti: Kurti të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar

Thaçi pas votimit të Qeverisë Hoti: Kurti të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar

Donika Kadaj: Qe pse nuk e votova Avdullah Hotin

Donika Kadaj: Qe pse nuk e votova Avdullah Hotin

Haxhi Shala pritet të aderoj në AAK

Haxhi Shala pritet të aderoj në AAK