Albin Kurti prezanton profesorët e Vetëvendosjes

E publikuar: 03/06/2017 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, ka listuar disa emra të kandidatëve për deputetë për të cilët ka thënë se janë profesorë. Ka thënë se në mesin e tyre ka edhe që ligjërojnë për bujqësi e veterinari.

Postimi i plotë:

Lista zgjedhore e 110 kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kombinon guximin me dijen. Janë shumë kandidatë që kanë dhënë ose japin mësim në nivel universitar duke arsimuar brezin e ri. Ata tashmë po i japin dije të duhur politikës së drejtë për shoqërinë, kurse pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 11 qershorit do t’i japin edhe politika të duhura qeverisë sonë e Kuvendit për më shumë dije e drejtësi në shoqëri. Kandidatët tanë që ligjërojnë në universitete janë këta:

Dardan Sejdiu – Biznes dhe ndërmarrësi

Shpend Ahmeti – Ekonomi

Sami Kurteshi – Të Drejtat e Njeriut dhe e Drejta Zakonore

Faton Topalli – Shkenca Sociale

Driton Çaushi – Veterinari

Salih Salihu – Bujqësi

Mytaher Haskuka – Statistikë dhe Metodat e Hulumtimit Deskriptiv dhe Eksperimental

Xhavit Drenori – Gjuhë Gjermane

Dukagjin Gorani – Sociologji dhe Gazetari

Jusuf Ulaj – Psikiatri

Mirsad Shkreta – Kirurgji Orale

Hatixhe Hoxha – Gjuhë Shqipe

Hatixhe Latifi-Popovci – Fiziologji Mjekësore

Behxhet Osmani – Pulmologji

Venera Llunji – Shkenca Politike dhe Gjuhë Angleze

Fisnik Ismaili – Dizajn

Sadri Ramabaja – Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fitore Pacolli – Shkenca Politike

Bashkim Lajçi – Albanologji

Ismet Hamiti – Telekomunikacion dhe Fizikë

Kujtim Shala – Stomatologji

Fidan Feka – Bujqësi dhe Veterinari

Emrush Xhemajli – Shkenca Politike

Sadik Krasniqi – Trashëgimi Kulturore