Albin Kurti: Falë Amerikës, Shqipëria nuk u copëtua

E publikuar: 04/07/2019 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit, përmes llogarisë së tij në Facebook u ka uruar 4 Korrikun jo vetëm amerikanëve. Ai në statusin e tij përmendi historinë e pavarësisë së Amerikës dhe Shqipërinë që fal ShBA’ve i shpëtoi copëtimit.

Ai përmendi Presidentin Woodroë Willson që në Versaille e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi, Presidentin Bill Clinton me rolin e tij në luftën e fundit në Kosovë dhe Presidentin Bush i cili tha “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”.

Krejt në fund, Kurti tha se Deklarata e Pavarësisë së ShBA’ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.