Albin Kurti e gjunjëzon PDK-në në Prizren dhe Mitrovicë

E publikuar: 19/11/2017 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti e ka gjunjëzuar Partinë Demokratike të Kosovës në dy komuna. Nga rezultatet e publikuara në KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë fituese në komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës së Jugut.

Mytaher Haskuka, kandidat i Vetëvendosjes për Prizrenin, i ka fituar 50.32 për qind të votave derisa kundërkandidati i tij Shaqir Totaj nga PDK ka marrë vetëm 49.68.

Nga ana tjetër, partia e Albin Kurtit ka fituar edhe në Mitrovicë, e cila është në koalicion më Agim Bahtirin e AKR-së.

Bahtiri ka marrë në Mitrovicë 57.71, ndërsa Valdete Idrizi me 42.49 për qind të votave. /Express.